Shkëlzen Berisha ironizon Bashën: PD të ka borxhe, nuk të bëri president dhe dy herë kryeministër

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministruit Berisha ironizon kreun e PD Lulzim Basha, për deklaratat që ky i fundit bëri dje në një dalje televizive. Basha tha se Berisha i ka shumë borxhe PD, sepse Partia i ka dalë në mbrojtje vitet e fundit.

Për këtë deklaratë, Shkëlzen Berisha ironizon Bashën dhe thotë se dhe PD i ka borxhe këtij të fundit. “PD i ka borxhe Bashes meqe nuk e beri president dhe dy here kryeminister”, shkruan djali i ish-kryeministrit.

Screenshot 5 8

Back to top button
LAJMET E FUNDIT