Shqiptari luftë me policinë greke, kalon ilegalisht kufirin dhe u përplas makinat

GREQI – Policia greke në një deklaratë zyrtare ka sqaruar ngjarjen e një dite më parë ku është përfshirë shqiptari nga Lezha, Gardjan Mirukaj.

Ky i fundit akuzohet se kaloi ilegalisht pikat kufitare te Qafe Botes dhe Mavomatit duke hyrë në Greqi.

Sipas policise greke: “Shtetasi shqiptar, duke drejtuar nje mjet pa targa, ka kaluar ne piken kufitare te Mavromatit duke anashkaluar procedurat ligjore per hyrjen e tij ne vend.

Makina është ndjekur nga forcat e policisë dhe në momentin që është tentuar për ta neutralizuar në qytetin e Igumenicës, i dyshuari ka përplasur me makinën e tij dy automjete te policise, duke i shkaktuar dëme.

Më pas ai u arrestua pasi fillimisht tentoi të arratisej. Ndaj tij u ngriten akuzat “kalim i paligjshem i kufirit” dhe “dhune ndaj punonjesve zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë greke.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT