“S’ka shqiptarë e maqedonas” / Kapiteni Risteski: Ne luajmë për fanelën

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut thotë se çelësi i suksesit të kalimit në play off për eleminatoret e Kupës së Botës, duke renditur të dytët pas Gjermanisë ishte grupi.

“Fatmirësisht ne kemi lojtarë të mëdhenj që luajnë në liga cilësore dhe kjo bëri diferencën. Sot Maqedonia është e mbytur nga gjëra të ndryshme. Më vjen mirë që e bëmë kaq të lumtur këtë popull. Dhoma e zhveshjes nuk ka bardh e as të zi, nuk ka shqiptar apo maqedonas, ka një fanellë dhe ne e tregojmë këtë dhe mendoj se Maqedonia me meritë hyri në balotazh. Këtë shirit ia kam marrë Pandevit, e ka mbajtur në ndeshjen e fundit me Holandën dhe sonte na solli fat”, ka deklaruar Risteski pas ndeshjes me Islandën, që Maqedonia e fitoi me rezultatin 3-1.

“Faleminderit për urimet për këtë sukses. Jam përplot emocione, erdha të ndaj këto momente. Aq sa ishte e mirë kjo përballje, mendojë se presioni e bëri të vetën. Maqedonia nuk është mësuar të luajë ndeshje të tilla për të luajtur në Kampionatin Evropian dhe për t’u kualifikuar për balotazhin e Botërorit. Maqedonia hap sytë drejt botës së futbollit. Siç e përmenda, cilësia ka dalë në sipërfaqe”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT