E FUNDIT/ SPAK e shpalli në kërkim ndërkombëtar, bëhet “i gjallë” Rezart Taçi: Nuk ka asnjë provë ndaj meje, vendimi është pakuptim!

Biznesmeni dhe ish-bosi i kompanisë së naftës “ARMO”, Rezart Taçi, reagon pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për një skemë të madhe të pastrimit të parave. Në një bankë shqiptare u bllokuan mbi 18 milionë euro të transferuara nga Italia, ky dyshohet si i përfshirë dhe Taçi.

Ish-bosi i “ARMOS” i ka cilësuar akuzat tërësisht të pabaza.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”, ka thënë Taçi i pyetur nga Albanian Post. Biznesmeni ka folur dhe me sipërmarrësin italian.

Rezart Taçi thotë se nuk ka asnjë lidhje me biznesmenin italian Francesco Zummo, siç njofton SPAK, madje as nuk e njeh 90 vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush ai është.

Ndërsa, mbi vendimin për masën “arrest në burg”, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje. Taçi ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT