Super grabitja ndaj biznesmenit Çangu/ Kush është Saimir Kuçi, ‘koka’ e grupit që kreu 11 vjedhje, pre edhe ambasada…

Prokuroria e Krujës ka lëshuar 4 urdhër-ndalimi, mes të cilëve edhe për Saimir Kuçin, i cili ndodhet në polici për të dhënë sqarime lidhur me grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu. Saimir Kuçi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Kuçi i cili ishte dhe ‘koka’ e grupit të vjedhjeve pasi ndaj tij dhe 4 anëtarëve të tjerë të grupit janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve me vlerë deri në 650 milion lekë. Kuçi akuzohet për vjedhjen e shumave të majme në banesa, në zyra biznesesh, si edhe në Ambasadën Daneze në Tiranë dhe u arrestua gjatë operacionit ‘Hijet e Natës’ në 2009.

Njoftimi

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, zhvilluan operacionin policor “Kasaforta”, për dokumentimin ligjor, kapjen dhe ndalimin e personave të dyshuar.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Kuçi, banues në Tiranë, ndërsa shtetasi Artan Prenga ndiqet me masa kërkimi. Po kështu, ndiqen me masa kërkimi edhe disa shtetas të tjere të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjatë kontrollit të këtyre banesave, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme).

Ky operacion u zhvillua pas një pune hetimore dhe gjurmuese të bërë nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit në nivel vendor dhe qëndror, me kontributin profesional të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, duke bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore se shtetasi Artan Prenga, në bashkëpunim me persona të tjerë, është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 24.10.2021, në fshatin Nikël të rrethit Krujë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.

Grabitjet e kryera nga grupi kriminal
– në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.
– në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.
– në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr eshte vjedhur kasaforta e një mobilerie.
– në datë 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri.
– në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.
– në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.
– në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.
– në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.
– në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.
– ne date 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.
– në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT