“Tallet me të gjithë”! Reja i prerë: Taulant Xhaka nuk është treguar i ndershëm me Shqipërinë

Sport- Edy Reja i vë kapak njëherë e mirë çështjes Taulant Xhaka. I pyetur nëse mos po përdor dy standarte me listën e lojtarëve pasi ai ëshë rikuperuar dhe nuk është thirrur më, trajneri italian tregohet i qartë dhe shpjegon se si është situata duke folur shumë hapur.
Edi Reja: “Xhaka ndoshta tallet me ne të gjithë. I kam dërguar gjithmonë ftesë për kombëtaren, ai më thoshte që nuk ndihej mirë dhe në anën tjetër luante. Balliu më thoshte që mister më vjen keq nuk ndihem mirë për të luajtur dhe është sjellë shumë mirë ndërsa Xhaka nuk ka qenë i ndershëm.
Xhakën e kam ftuar gjithmonë dhe më thoshte se nuk ndihem mirë, unë nuk braktis askënd. Ndoshta Xhaka ka braktisur Shqipërinë dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë këtë çështje”.
Në konferencën për shtyp, trajneri i kombëtares, Reja preku të gjitha temat, që nga lista, grupi, gabimet dhe më shumë në keqardhjen për atë humbje me Poloninë. Për të ka edhe një deklaratë të hapur për rastin Xhaka që kërkon ta mbyllë një herë e mirë.