‘Të gjithë boksierët nga mbarë bota, ejani mi sillni këtu! Dua të luftoj në Tiranë, në stadium, atje’! Flet pas ndeshjes Florian Marku

Florian Marku nuk përmbahet pas triumfit ndaj Luisettos.

Florian Marku pas fitores së sotme vazhdon të jetë një boksier e pamposhtur dhe kampion në kategorinë IBF.

Pas ndeshjes, “mbreti shqiptar” foli për Sky Sports ku fillimisht falenderoi të gjithë shqiptarët e pranishëm po jo vetëm, gjithashtu kërkoi edhe njëherë ndeshje me Conor Benn, nje kundërshtar që Marku e kërkon prej kohësh.

Ashtu si edhe para ndeshjes ai premtoi një ndeshje të madhe në një stadium futbolli në Tiranë.

”Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një luftë e vështirë, por ai nuk është në nivel timin. Tentova ta nokautoja, por nuk munda. Ishte paksa e vështirë. Të gjithë boksierët britanikë, apo nga e gjithë bota, ejani mi sjellni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë”, ka thënë Marku.

“Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua më së shumti. Shpresoj që gruaja ime ende s’ka lindur, sepse ajo është në ditet e saj të lindjes. JU DUA!”, tha ndër të tjerash boksieri shqiptar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT