Të tronditur! Familjarët e Mateos kërkesë për mbështetje nga njerëzit: Hajdeni ta varim autorin

Pritet ditën e sotme të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, monstrën 38-vjeçare i cili vrau dhe më pas groposi në shtëpin e tij një 8-vjeçar.

Kjo gjë ka shkaktuar tensione në ambientet e gjykatës ku familjarët kanë tentuar të hyjne dhunshëm dhe të jenë të pranishëm në seancë gjyqësore.

Para mediave familjarët kanë kërkuar mbështetje nga i gjithë populli teksa për autorin kërkuan të varet.

‘I gjithë populli të vijë këtu të na mbështesë. Sot ishte Mateo, nesër mund të jetë fëmija juaj. Hajdeni ta varim atë‘- thotë një familjare e Mateos.

‘Nuk iku nga Zoti, hajdeni ta varim. Fëmijat janë e ardhmja jonë’- thotë një tjetër e afërme e viktimës./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT