Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, dërgon për gjykim 7 të pandehur, mes tyre zyrtarë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për dëmtimet e tërmetit tragjik që u shënua me 26 nëntor të vitit 2019.
Bëhet me dije se prokuroria ka marrë si të pandehur 7 persona në lidhje me dëmet e shkaktuara.
7 të pandehurit akuzohen si përgjegjës për pasojat e rënda që kanë ndodhur në disa qytete pas tërmetit të 26 nëntorit.
Të pandehur janë marrë për shpërdorim detyre ish drejtuesi i zyrës së urbanistikës pranë njësisë administrative Farkë, Viron Çipi dhe dy ish vartës të tij.
Të pandehur janë marrë edhe dy ish kryeinspektorët e Inspektoriatit ndërtimor në Farkë pasi, nga hetimet organi i akuzës ka konstatuar se ata nuk kanë kontrolluar si duhet dokumentacionin e ndërtimeve.
Gjithashtu prokuroria bën me dije se është marrë i pandehur edhe subjekti juridik, ‘Agi Beshalili’.