TRONDITET FIERI/ Shpërthim me TRITOL në derën e një apartamenti në katin e katërt, banorët dalin të tmerruar

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në katin e katërt të një pallati në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit.

Në derën e një prej apartamenteve të këtij kati, në të cilin nuk banointe asnjë njeri, ka shpërthyer një sasi eksplozivi, me banorët që kanë braktisur banesat të tmerruar.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT