TRONDITET Kosova/ Breshëri armësh drejt autobusit, vritet shoferi dhe dy nxënës, plagosen disa të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë mbrëmjen e sotme. Një autobus me nxënës është qëlluar me armë zjarri në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Mediat kosovare raportojnë se kanë mbetur të vdekur shoferi i autobusit dhe një nxënëse.
Po ashtu të plagosur janë edhe dy persona.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.
“Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes,” tha ai.