U arrestua për korrupsion, Fatos Tushe kundër Ramës për shkarkimin: Kushtetuesja vendos më 21 dhjetor

Fatos Tushe, ish-kryebashkiaku i Lushnjës nga qelia e burgut ka ankimuar venidmine kryeministrit Edi Rama për ta shkarkuar atë nga detyra e kryetarit të bashkisë.
Mësohet se Tushe ka shfrytëzuar të gjithë hapësirën ligjore për t’iu drejtuar nëpërmjet avokatit të tij në Gjykatën Kushtetuese.
Kushtetuesja e ka pranuar vendimin dhe do ta shqyrtojë më datën 21 dhjetor.
“Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.407, datë 06.07.2021 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Lushnje, z. Fatos Tushe”””, thuhet në agjendën e këtij institucioni. E ftuar në këtë përballje si palë është edhe qeveria.
Në datën 6 korrik iu vunë prangat e SPAKUT për abuzim në tendera. Një ditë më pas, në 7 korrik, kreu I qeverisë Edi Rama firmos aktin e shkarkimin të tij.