“Unë nuk pres shirita”, Rama për projektet e reja: Do jenë “fabrika buke” dhe motor për ekonominë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë në kuadër të nisjes së punimeve për Tunelin e Llogarasë.
Teksa ka treguar gjithë vijueshmërinë e punëse dhe kohën e gjatë që i është dashur këtij projekti për tu jetësuar, ai ka numëruar gjithashtu edhe kaniterët e rinj të ndërtimit që pritet të nisin nga puna për projekte të ndryshme.
Rama i ka konsiuderuar këta kantierë si “fabrikë buke” duke marrë parasysh numrin e personave që pritet të punësohen në to. Ndër të tjera kryeministri i ka konsideruar gjithashtu edhe si një tjetër motor për ekonominë e vendit.
“Një port për jahtet që përsëri është një tjetër motor për ekonominë e vendit.
Këto janë të gjitha ‘fabrika buke’ që sjellin hallka të reja të zinxhirit të vlerës. Në portin turistik të Vlorës do ketë shumë shërbime që do i kryejnë vendasit që do të thotë do ketë shumë vende pune, fluks të shtuar njerëzisht që do vijnë për të dalë, për të shëtitur, për të ngrënë, për të fjetur dhe do të sjellin para”, tha Rama ndër të tjera.
Ndër të tjera, në mbyllje të fjalës së tij Rama është shprehur se nuk pret shirita në nisje të punimeve, teksa është i fokusuar tek fundi i tyre.
“Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët sepse jam shumë i fokusuar tek fundi, jo tek fillimi i punëve, por meqë këtë rast nuk është shirit, por buton dhe dikush duhet ta shtypë këtë buton, kërkova që ajo vajza që u bë ikonë e këtij ndërtimi ta shtypë butonin”, tha Rama./ Gazeta Shqip