Varianti “Omicron” i afrohet Shqipërisë, pacienti “zero” u kthye nga udhëtimi në Afrikën e Jugut dhe infekton familjarët

Varianti i ri i Covid-19, i quajtur “Omicron” është shfaqur edhe në Itali. Pacienti “zero”, një inxhinieri i një kompanie të madhe besohet se e ka marrë virusin gjatë një udhëtim në Afrikën e Jugut dhe kur është kthyer në Itali, ka infektuar edhe familjarët e tij, me të cilët ka patur edhe kontaktet e para.
Sipas medieve italiane, 4 pacientët e infektuar nuk kanë simptoma të rënduara, pasi raportohet se janë të vaksinuar me 2 doza të vaksinës anti-Covid-19 dhe ishin në pritje për të marrë dozën e tretë. Ndërkohë pritet që të testohen edhe 133 pasagjerët e fluturimit nga Afrika e Jugut.
Pak ditë më parë BE iu bëri thirrje vendeve anëtare që të anulojnë udhëtimet me vendet e Afrikës së Jugut që pas shfaqjes së variantit të ri “Omicron” në këtë vend.