Vetting dhe te Noterët/ Manja rrëzon ligjin e Gjonajt, qeveria nismë të re: Futen në sitë të gjithë

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar ndryshimet në ligjin e Noterëve. Një ligj i tillë është miratuar tre vite më parë, kur ministre ishte Etilda Gjonaj. Ministri i ri Drejtësisë, Ulsi Manaj deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë se ndryshimet e reja ligjore janë në përputhje me rekomandimet e ndërkombëtarëve, duke përmendur ato të EURALIUS, Moneval dhe FATF-së, si sugjerime të ardhura pjesë luftës kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave e kundër terrorizmit.
Ministri Manja ndërkohë paralajmëroi dhe nisjen e një procesi të ngjashëm të Vettingut, edhe ndaj noterëve. “Ky p/ligj ka për qëllim forcimin e integritetit të profesionit të noterit dhe që lidhet me besueshmërinë e publikut te ky shërbim. Me anë të këtyrë ndryshimeve përcaktojmë kriteret dhe rregullave të reja për noterin dhe që kanë të bëjnë me përjashtimin nga ky shërbim të atyre personave që kanë lidhje apo kontakte të papërshtatshme me njerëz me krimin e organizuar apo persona të dënuar për krime të rënda. Edhe këtyre kritereve do t’i nënshtrohen edhe noterët aktualë, përmes inspektorëve të ministrisë së Drejtësi. Kriteret janë si janë ato për gjyqtarë e prokurorë për shkollën e Magjistraturës, po të njëjta janë edhe masat disiplinore”, tha Manja.
Pyetje: A do të jetë e nevojshme një proces vettingu aktual?
Manja: Të falenderoj për pyetjen. Në fakt ndryshimet që përcaktohen sot jo vetëm përcaktojnë kriteret e reja për pranimin në profesionin e noterit, por as më shumë dhe as më pak, është një proces vettingu për noterët e sistemit që sot janë në këtë shërbim dhe që kanë të bëjnë me verifikimin e kontakteve të papërshtatshme apo me lidhje me krimin e organizuar apo me personat e dënuar për kryerjen e veprave të rënda penale. Apo që janë pjesë e listës së shpallur sipas legjislacionit në fuqi në kuadër të masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Është vetting për sistemin noterial në Shqipëri.
Pyetje: Ju thatë se është vetting, por kush do ta realizojë këtë vetting?
Manja: Ligji për noterinë që është ligj i ri i vitit 2018, ka përcaktuar edhe mekanizmat e filtrimit të këtij shërbimi dhe është Ministria e Drejtësisë që nëpërmjet inspektimeve të unifikuara apo hetimeve proaktive që do ta bëjë filtrimin e këtij sistemi. Le të themi se është një shërbim i deleguar, por që përgjegjës për këtë shërbim është Ministria e Drejtësisë.