VIDEO e aksidentit/ Makina e policisë me shpejtësi dhe…përplasja frontale me Benzin

Një makinë policie u përfshi në një aksident ballor me një automjet tjetër në aksin Shupenzë-Bulqizë. Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Selami Lusha, i cili është në gjendje të rëndë për jetën.
Ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për në spitalin e Traumës, ku po merr mjekim më të specializuar. Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe shoferi i makinës tip ‘Benz’, Zenel Murra i cili po ashtu është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.
“Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin Selami Lusha, dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara në rrjete sociale, mjeti tip ‘Benz’ që u përplas me makinën e policisë po qarkullon në krah të kundërt.