VIDEO/ “Shenjë dashurie për atdheun”, Apelon Rama: Mos hidhni mbeturina rrugëve

Kryeministri Edi Rama ka apeluar ditën e sotme që të ruhet mjedisi dhe të mos hidhen mbetje në tokë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryeministri ka shpërndarë një video në lidhje me aksionin për pastrimin e Shqipërisë nga mbetjet.
Rama bënë me dije se kjo nismë vijon përditë ndërkohë që sipas kreut të qeverisë është një shenjë dashurie për atdheun ruajtja dhe mbajtja pastër e mjedisit.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë moment nga pastrimi i Shqipërisë që vazhdon përditë, si edhe me lutjen që të mos hidhni mbeturina rrugëve, në shenjë dashurie për atdheun tonë të përbashkët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Gazeta Shqip