VIDEO/ SKANDAL! Ja si inertet po hidhen në det, masakër mjedisore në mes të ditës në Vlorë

Vlorë- Banorët e zonës tregojnë se kamionët zbrazen ditë e natë. Të pyetur se kush i hedh, si ata, ashtu dhe policia e Vlorës kanë të njëjtën përgjigje, se nuk e dinë.
Fajtori është i padukshëm dhe në zonë kanë mbetur vetëm gjurmët e gomave nga kamioni me ngjyrë të kuqe që është shkarkuar vetëm pak para mbërritjes së ekipit të Top Channel në zonë. Rastësisht gjejmë një bari që tregon se pirgjet shtohen ditë e natë.
“Vijnë natën e ditën nga Vlora. Hedhin ku të gjejnë. Më rrallë vijnë gjatë natës, Unë çoban jam, po ja ku i ke edhe atje sipër hedhin. E kanë bllokuar kanalin. Nga do shkojnë ujërat. Do bllokohet këtu kur të ketë shi,” u shpreh qytetari.
Policia e Shtetit ka për detyrë kontrollin e territorit ne bregdet me vendim qeverie. Por edhe IKMT bën kontrolle dhe sërish askush nuk i ka parë kamionët që hedhin inertet në det ne mes të ditës.