“Viktimat e xhelatëve, rrinë me vrasësit e tyre”, Çupi për djalin e Olldashit: Ata mbeten adhurues të tij

Frrok Çupi ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News është shprehur se të gjithë pasardhësit e viktimave në PD vazhdojnë të qëndrojnë aty.
Analisti Frrok Çupi u pyet nga moderatorja e emisionit në lidhje me prezencën e djalit të Sokol Olldashit në “Foltoren” e të rinjve në Tiranë. Çupi u shpreh se ky është një fakt i zakonshëm i cili trajtohet edhe nga psikologët dhe krejt natyral.
“Viktimat e xhelatëve, rrinë me xhelatët. Mafiozët e mëdhenjë kanë pas tyre fëmijët e kolonelëve që iua kanë vrarë. Në PD janë disa persona që nuk lëvizin kurrë nga PD, si fëmijët e Azem Hajdarit, djali i Ali Spahis, të gjithë femijët dhe dhëndurrët e viktimave në PD. Pasardhësit e të vrarëve në luftën e mafies janë aty. Kjo është trajtuar edhe nga psikologët. Viktima mbetet adhurues i xhelatit.”- tha Çupi./Gazeta Shqip