Vonesa, tejmbushje dhe arrogancë, transporti urban në Tiranë ngelet skandaloz

Pavarësisht se Bashkia e Tiranës ka pezulluar disa herë licenca të transportit urban, sërish nga ana e kompanive shërbimi vijon të lerë ende për të dëshiruar.

Të shumtë janë qytetarët të cilët shfaqin ankesa për probleme që kanë linjat me vonesat, tejmbushjen por edhe arrogancën e punonjësve të shërbimit.

Edhe pse kompanive i janë plotësuar nga Bashkia Tiranë një sërë kërkesash qysh nga rritja e çmimit të biletave apo edhe kompesimit financiar të humbjeve të pretenduara prej tyre, sërish shërbimi i ofruar nuk njeh asnjë progres.

Ndër më problematikët raportohet se paraqitet linja e qytetit “Studenti” i cili sipas banorëve ka vonesa të shumta si dhe tejmbushje udhëtarësh përtej çdo limiti njerëzor.

Qytetarët shprehen se e kanë më të lehtë për të përshkuar rrugën në këmbë sesa duke pritur me minuta të gjatë për të marrë shërbimin e transportit urban.

Në një situatë të tillë kur kompanitë nuk garantojnë zbatimin e marrëveshjes, pritet që institucionet përkatëse të marrin masa për të zgjidhur situatën duke i kthyer taksapaguesve shërbimin e merituar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT