Vrasësi i doli përballë/ Jashtë rruge dhe vrima plumbash në xham, pamje nga autobusi i masakrës në Kosovë (FOTO)

Tre persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit. Të shtënat kanë ndodhur të premten, në orët e mbrëmjes.
Autobusi drejt të cilit ishte shtënë mbrëmë me armë zjarri raportohet se është akoma në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat kosovare.
Janë publikuar edhe disa pamje ku shihen vrimat e plumbave në xhamat e autobusit që sipas policisë është gjuajtur me AK-47.
Nga ngjarja e mbrëmshme ka mbetur i vdekur shoferi i autobusëve dhe dy nxënës që ishin brenda.
Prokurorja Sahide Gashi në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje rreth pistës së hetimeve për vrasjen e trefishtë gjatë natës së mbrëmshme në Gllogjan.
Ajo tha se janë intervistuar disa dëshmitarë dhe se ekipet hetuese janë në terren duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes ku është kryer krimi.