Vrau dhe groposi në oborr 8-vjeçarin Mateo Vasiu, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Është djegur ditën e sotme shtëpia e vrasësit Kodian Çalamani.
Kujtojmë se Çalamani ka dhunuar dhe më pas ka vrarë duke e groposur në oborrin e banesës së tij të miturin Mateo Vasiu.
Ngjarja ka ndodhur pak javë më parë në fshatin grecall të Fierit. Sipas raportimeve që është bërë më herët në media banesa e vrasësit gjendet shumë pranë banesës së familjarëve të viktimës.
Dhoma e vetme ku jetonte 38-vjeçari është shkrumbuar sëbashku me ato pak orendi që ishin brenda.
Ndërkohë kujtojmë se 38-vjeçari është dënuar me burg dhe gjendet në burgun e Vlorës në izolim./Gazeta Shqip