Webber: Barazim skandaloz i Kosovës me Serbinë (VIDEO)

Tetë senatorë amerikan të prirë nga kryetari i Komisionit për punë të jashtme në Senat, Bob Menendez i kanë dërguar letër presidentit Joe Biden.
Me këtë shkresë kërkohen qartësi e transparencë për kriteret që u përdorën për tu ftuar qeveritë e ndryshme të botës në Samitin e Demokracive që mbahet më 9 dhe 10 dhjetor e ku disa shtete që llogariten aleate të Amerikës nuk janë ftuar sikur që është rasti me Kosovës.
Në shkresën e senatorëve lypet po ashtu lista e plotë e vendeve të ftuara dhe arsyet e qarta se pse meritojnë pjesëmarrjen.
Ndërkohë nga Prishtina një grup i madh i organizatave të shoqërisë civile dërguan shkresë në Uashington, ku kërkohet që të rishqyrtohet mos ftesa për Kosovën.
E kryeministri Albin Kurti, tha të mërkurën se “asgjë s’ka për tu shqetësuar për mos ftesën nga Uashingtoni sipas tij e gjitha u sqarua nga ambasada amerikane e cila mes tjerash njoftoi se jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë nismë.
Se çfarë përgjigje do kthen në letrat e lartë përmendura Shtëpia e Bardhë nuk dihet.
Nga zyra e Biden u njoftua se këtë të mërkurë do ketë takim mes tij dhe kryetares së Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen.
Në mesin e top temave të bisedimeve është edhe situata në Ballkan përfshirë gjendja e dialogut Kosovë-Serbi.
“Më duket se ky është një tentim i qartë nga administrata Biden dhe të dërguarit Escobar i cili nuk do të pozicionet qartë karshi Serbisë në mënyrë që të mbahet ideja e vazhdimit të dialogut. Në këtë formë po bëhet një barazim skandaloz aspak fer mes Kosovës e Serbisë. Kjo bëhet që mos të zemërohet asnjëra palë e sidomos ajo serbe”, tha Bodo Weber, nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit me seli në Berlin.
Kurse raportuesja në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon tha se Kosova padyshim e meriton të jetë e ftuar në Samitin e demokracive. Ajo këtë e quajti gabim të qartë të administratës Biden , që mund të përmirësohet.