Zgjatja e afateve të vettingut/ Maxhoranca i drejtohet ‘Venecias’, Xhafaj abstenon. Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit

Maxhoranca ka vendosur që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një mendim lidhur me nismën për ndryshimet kishtetuese për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku opozita nuk mori pjesë.

“Në rendin e ditës është caktimi i relatorit nga opozita, miratimi i ekspertëve dhe ekspertizës dhe caktimi i detyrave nga ekspertët.

Duke qenë se nuk vazhdojmë dot me pikën dy e tre për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës, në këtë mbledhje duke dëshiruar e duke kërkuar patjetër praninë e tyre në mbledhjen e ardhshme për të mirëfunksionuar mbledhja dhe për të ecur para me kalendarin e miratuar në mbledhjen e shkuar”, tha kryetarja e Komisionit Lindita Nikolla.

Më pas, deputetët e maxhorancës votuan që t’i drejtohen për opinion ‘Venecias’ lidhur me propozimin e tyre, ndërsa Fatmir Xhafaj abstenoi.

“Me shumicë miratohet, do i drejtohemi dhe komisionit të Venecias”-, tha Nikolla.

Nuk dihet pse opozita po ndjek një strategji të tillë, por miratimi i ndryshimeve kushtetuese kërkon edhe votën e tyre.

Më herët opozita kishte kërkuar unifikimin e nismave të saj, si vetingu i politikanëve me atë të mazhorancës për vetingun në drejtësi, kërkesë kjo e refuzuar nga socialistët./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT