20 vite burg, dënim dhe për bashkëpunëtorët/ Elisabeta Imeraj, kryeprokurorja që vuri me “shpatulla pas muri” Becchetti-n

Prokuroria e Tiranës kërkoi sot 20 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Shqip, thuhet se Prokuroria e akuzon Beccetti-n për “falsifikim dokumentash” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, “krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH”.

Ajo që e vuri me shpatulla pas muri Becchetti-n, ishte kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Ishte pikërisht ajo që mori në dorë dosjen për rastin e biznesmenit, pasi para saj 6 prokurorë dhanë dorëheqjen.

Kjo çështje e cila ishte zvarritur në kohë, e ka zanafillën në vitin 2015, me hapjen e procedimit penal ndaj Becchetti-t me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikisht.

Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit.

Dhe në kushtet në të cilat, mbi shtetin shqiptar është ngarkuar një gjobë e madhe 100 mln euro nga Gjykata e Arbitrazhit, gjykimi penal dhe vërtetimi i fajësisë do ishte shumë i rëndësishëm.

Për sa i përket sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, Imeraj kohë më parë teksa fliste për çështjet e nxehta në Shqipëri, tha se ai është i akuzuar për “pastrim parash” dhe kjo akuzë nuk ka lidhje me çështjen e tij ndaj Shqipërisë në Arbitrazh.

“Çështja “Becchetti” është në gjykim, pasi akuzohet për “Pastrim parash” dhe vijon gjykimi, ku po merren prova dhe po pyeten dëshmitarë. Kjo është një akuzë e ngritur nga prokuroria disa vite më parë, por s’ka lidhje me Arbitrazhin”, u shpreh kryeprokurorja Imeraj në atë kohë

Policia gjithashtu ka vendosur në sekuestro 4 kompanitë e Beçhettit, konkretisht për “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “AgonSet”. sh.p.k

20 vite burg Prokuroria e Tiranës kërkon edhe për bashkëpunëtorin e tij italian, Mauro De Renzis.

Burg kërkohet edhe për bashkëpunëtoren dhe aksioneren tjetër Erjona Troplini, të akuzuara për “Pastrimi të produkteve të veprës penale”.

Për Stavri Pecin, prokuroria kërkon 4 vite burg dhe për Fetah Dervishin 6 vite burg për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

20 vite burg, dënim dhe për bashkëpunëtorët/ Elisabeta

20 vite burg, dënim dhe për bashkëpunëtorët/ Elisabeta

20 vite burg, dënim dhe për bashkëpunëtorët/ Elisabeta

Back to top button
LAJMET E FUNDIT