“2022 në Shqipëri më keq se 1997”, parashikimi i frishkëm për vendin tonë: Njerëzit do të vuajnë nga varfëria

Irini Kakacaj ka parashikar se vitit 2022 do të jetë një vit mjaft i vështirë për Shqipërinë.

Gjatë një interviste në Ora Neës, ajo tha se ky vit do të jetë më keq se 1997 për shqiptarët ku shumë njerëz do të vuajnë pasi vendin do e kaplojë varfëria.

“Unë nuk jam e frikësuar dhe do doja që as ju të mos e merrni në këtë formë. Patjetër do të them të vërtetën dhe Shqipëria është njësoj si pallatet që po ndërtohen, një mashtrim nga të tjerët që po bëhet hap pas hapi.Në 2022 priten gjëra të vështira dhe më fal se po flas kaq hapur, por e mban mend vitin 1997? Atëherë viti që do vijë do jetë akoma më keq dhe Shqipërinë do e kaplojë varfëria dhe shumë njerëz do e vuajnë psikologjikisht dhe financiarisht këtë pjesë. Dua t’iu them njerëzve që të mos kenë frikë dhe të jenë të fortë psikologjikisht. E gjitha kjo që po bëhet është për të zhdukur popullsinë dhe këtë nuk ka shanse t’a ndërrojë njeri”, tha ajo.

Parashikuesja gjithashtu tha se pandeminë do të duhet ta “durojmë” edhe 6 muaj në vijim.

“Kjo është një luftë ku do durojmë dhe do të luftojmë të paktën edhe për 6 muaj të tjerë, por nuk duhet të harrojmë se deri tani janë shkatërruar miliona njerëz. Por, është e sigurt që pas 6 muajsh kjo do të mbarojë.Ne do të dalim të fituar, thjesht duhet pak durim, jo frikë sepse kjo është një lojë shejtanllëku”, shtoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT