A është vonë për të pyetur shqiptarët për Open Ballkan? Si përgjigjet Edi Rama për nismën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do t’iu drejtohet shqiptarëve me nismën nëse duhet të jenë pjesë e Open Ballkan.
Një tip referendumi që kërkon të marrë mendimet e shqiptarëve. Pyetjes nëse është vonë që një të bëhet një pyetësor i tillë, në një kohë kur janë nënshkruar disa marrëveshje mes tre shteteve, Rama u shpreh se nuk është asnjëherë vonë.
“Mendimi gjenuin të njerëzve për të shkuar në një energji të pashtershme që është populli. Të tjerët le të thojnë ç’të duan, dhe këtu flas jo për njerëzit, por për bravat dhe ato që merren me sfurqet”, tha Rama.
Ndërsa një ndër pyetjet e “referendumit” është edhe ajo nëse Shqipëria do të ndahet nga procesi i integrimit me Maqedoninë e Veriut sa i përket vlerësimit nga BE-ja.