Ambasada Amerikane mesazh Berishës: Kemi shpallur mbi 200 persona “NON-GRATA”, nuk kemi tërhequr ASNJË

Ambasada Amerikane i ka dërguar një mesazh të qartë ish-kryeministrit Sali Berisha, për shpalljen e këtij të fundit si person “non-grta” për korrupsion dhe minim të demokracisë. Selia diplomatike në Tiranë thotë se kanë tërhequr “non-gratat” në 0 raste dhe në 0 raste kanë kërkuar falje.

Në Kuvendin e datës 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania”, Sali Berisha kërkoi nga Amerika që t’i hiqej shpallja si person “i padëshiruar” dhe t’i kërkohej falje, dhe ai do ta pranonte. Por, mesazhi i sotëm është i drejtpërdrejtë dhe tregon shumë për kërkesën e ish-kryeministrit.

Në njoftimin e Ambasadës në Twitter bëhet me dije se SHBA ka shpallur “non-grata” mbi 200 persona dhe asnjë nuk është tërhequr, e po ashtu në asnjë rast nuk është përgatitur apo kërkuar falje. Më poshtë dhe njoftimi përkatës, dhe neni “7031 (c)” që i referohet shpalljes “i padëshiruar”.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë

Në rast se po pyesni veten

  • Numri i emërtimet 7031 (c): 200+
  • Numri i emërtime 7031 (c) të kthyera: 0
  • Numri i faljeve që po përgatiten për personat e caktuar për korrupsion të konsiderueshëm: 0
Screenshot 1 25
Njoftimi i Ambasades se SHBA ne Tirane

Back to top button
LAJMET E FUNDIT