Ambasadorët takojnë Bashën, rebelohet Paloka: Seriozisht e ke të mbash karrigen me…

Tiranë-Edi Paloka i shkarkuar nga Partia Demokratike si kryetar i Këshillit Kombëtar ka reaguar ndaj takimit të ambasadorëve të SHBA-së dhe të vendeve të BE-së me kryedemokratin Lulzim Basha.
“Tani po lufton të mbash vulën, sepse justifikimin për humbjen e radhës e ke gjetur : “Prapë fajin e ka Saliu””, shkruan Paloka në rrjetet sociale.
Në seli, mbërritën ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, asmbadori i BE-së, Luigi Soreca, si edhe ambasadori britanik, francez dhe ai italian.
Statusi i Palokës
“Sikur të angazhoheshe kaq shumë sa po angazhohesh për të mbrojtur vulën e karrigen tënde, edhe për të mbrojtur votën e denoncuar “masakrën zgjedhore” , do ju kishe bërë te paktën një shërbim demokratëve! Seriozisht e ke që mendon se mund të qëndrosh në krye të demokratëve me ndihmën e policisë së Ramës dhe ambasadorëve, kur demokratët të kanë shkarkuar?! Ty mbase të bën punë një parti-shoqatë në opozitë prandaj lufton kaq fort për vulen, po si mund ta pranojnë këtë ata demokratë që prej më shumë se 8 vitesh janë nën dhunën dhe persekutimin e Ramës ?! Tani po lufton të mbash vulën, sepse justifikimin për humbjen e radhës e ke gjetur : “Prapë fajin e ka Saliu”.