Arrestimi i Kokës, Kryemadhi nxjerr dosjet: Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se ka akoma shumë të tjerë që duhet të arrestohen.

Reagimi i kryetares së LSI-së ka ardhur pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka nga SPAK me akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash për çështjen e inceneratorëve. Ishte Kryemadhi që denoncoi në SPAK ish-ministrin Koka dhe të tjerë persona.

Sot Kryemadhi nxjerr foto dosjesh, teksa thotë se janë të gjithë në provë.

“Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”, deklaron Kryemadhi.

/a.r

Back to top button
LAJMET E FUNDIT