Arrestimi i Kokës/ Nano paralajmëron arrestime në nivele të larta: Do t’i shkohet deri në fund…

Analisti Mustafa Nano tha se arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është qartësisht një nismë e organit të ri të akuzës.

Nano tha se strukturave të reja të drejtësisë, si SPAK, u duhet dhënë kohë.

“Është nismë e SPAK. Jam kundër atyre që shohin lojë dhe konspiracion. Besoj se do ti shkohet deri në fund. Lefter Koka ishte njeri i afërt i Edi Ramës.

Po të shihja ndonjë interes për ta mbrojtur, do të kishin mbrojtur. Herë pas here, Edi Rama thotë se secili duhet të përgjigjet individualisht.

Ata po i paraprijnë situatave të ardhshme. Janë struktura të reja. Tani po japin prova. Është mëkat t’i paragjykosh që në vezë. T’u japim ca kohë”, tha Nano për MCN Tv./

Back to top button
LAJMET E FUNDIT