“Asgjë nuk më është dhuruar”/ Basha: Kam garuar dhe kam fituar

Lulzim Basha iu përgjigj atyre që e akuzojnë se në politikë e ka marrë gjithçka të gatshme dhe i ndihmuar nga Sali Berisha.
“Unë vij nga një familje e cila nuk ka asnjë lidhje me Partinë e Punës së Shqipërisë, zero lidhje. Kaq! Unë jam i zgjedhur me një anëtar një votë me 13 qershor 2021. Me 22 korrik 2017 me 22 korrik 2013. Unë jam zgjedhur në votë të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit aktual në Bashkinë e Tiranës. Unë kam kryesuar listën e Elbasanit dhe kam dhënë rezultatin historik për Partinë Demokratike me 7 deputetë nga 14 deputetë që kishte Qarku i Elbasanit. Ndërsa para tyre jam zgjedhur në mazhoritar drejtpërdrejt kundër një prej figurave më të fuqishme të atëhershme të qeverisë Nano, sot ministër në qeverinë Rama, Arben Ahmetaj me 6 muaj stazh në politikë në Shqipëri”.
“Jeta ime politike ndryshe nga çfarë e përshkruajnë armiqtë e Partisë Demokratike, kundërshtarët e Partisë Demokratike, por edhe ata që i shkojnë prapa avazit, përshkruhet vetëm nga gara. Asgjë nuk më është dhuruar. E vetmja gjë që më është dhuruar është luftë. Luftë nga kundërshtari politik, luftë edhe nga brenda partisë edhe kur kemi qenë në pushtet”, tha Basha në Open në Top Channel