Basha del bllof sërish/ ‘Hakerat’ e tij ndryshojnë Wikipedia-n: Pallati i Kongreseve ka 5400 ndenjëse

Ditën e sotme u mbajt Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha.

Kryetar i Komisionit që ndjek punimet e Kuvendit të 18 Dhjetorit, Jemin Gjana, në fjalën e tij deklaroi se brenda sallës së Pallatit të Kongreseve janë 5004 delagatë.

“Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit, sekretariati pranë këtij komisioni ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 5004 delegatë.”-tha Jemin Gjana

Por kjo është një gënjeshtër e hapur që bie ndesh me kapacitetin zyrtar të sallës së Pallatit të Kongreseve, që në faqen e Bashkisë Tiranë, ka 2100 vende.

Për të bërë gënjeshtrën sa më të besueshme, “hakerat” e Lulzim Bashës kanë hyrë në faqen e Ëikipedia-s për të ndryshuar kapacitetin.

Ata kanë vënë numrin 5400 si kapacitet maksimal, por duket që ndryshimi është bërë vetëm para një 1 ore.

Foto: Ndryshimet e bëra në Wikipedia 58 minuta më parë

Basha del bllof sërish/ 'Hakerat' e tij ndryshojnë

Foto: Kapaciteti zyrtar i shënuar në faqen e Bashkisë Tiranë

Basha del bllof sërish/ 'Hakerat' e tij ndryshojnë

©Copyright Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT