Basha takime të “fshehta” me strukturat e PD, çfarë po përgatit kryedemokrati?!

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, mësohet se kreu i Selisë Blu ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale.

Burime për Top News dhe Gazeta Shqip bëjnë të ditur se këto aktivitete janë zhvilluar me qëllim përgatitjen e strukturave për vijmin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.

Ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD.

Ndërkohë të njëjtat burime raportojnë se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT