Ben-Meir vlerëson se iniciativa e ‘Ballkanit të Hapur’ do të ishte më e mirë nëse edhe Kosova do të ishte pjesë e saj

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, vlerëson se marrëveshja e “Ballkanit të Hapur” do të ishte e mirë vetëm nëse gjashtë shtetet e Ballkani Perëndimor do të merrnin pjesë në të.
Ben-Meir përmes një cicërime në Twitter ka theksuar se kjo marrëveshje do të ishte e mirë nëse Kosova do të merrte pjesë në të dhe do të njihej si shtet i pavarur nga Serbia.
“Marrëveshja e Ballkanit të Hapur” do të ishte mirë nëse të gjashtë shtetet e #Ballkanit Perëndimor do të merrnin pjesë në të dhe Kosova do të njihej si shtet i pavarur nga Serbia. Siç qëndron tani, ajo lejon #Serbinë të jetë lojtari dominues”, ka shkruar Ben-Meir në Twitter.
“Open Balkan agreement” would have been fine if all six Western #Balkan states participated in it and Kosovo was recognized as an independent state by Serbia. As it stands now, it allows #Serbia to be the dominant player. pic.twitter.com/Fkbzlfy99M
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) December 27, 2021