“Berisha barrë për qytetarët dhe PD”, Basha: Nuk ia fal kurrë, është bërë tub oksigjeni për Ramën

Pas kaosit të kruijuar në Partinë Demokrartike ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat Lulzim Basha.
Basha e ka konsideruar Beriashën si një barrë për PD dhe qytetarët e tub oksigjeni për Ramën .
Ai është shprehur se sot është paraqitur në seli me persona me precedent kiminal dhe baron droge.
“Në vend që të merremi me hallet e të përmbyturve, në vend që të merremi me mbi 50% të shqiptarëve që nuk arrijnë të shtojnë një vakt në ditë, me shqiptarët që harxhojën të gjithë buxhetin familjarë me faturën e dritave, të ujit të taksave dhe nuk u mbeten para për këpucët e fëmijëve.
Nuk ia fal kurrë si qytetar, si demokrat, si prind i dy fëmijëve. Sali Berisha është bërë barrë për qytetarët dhe PD. Tub oksifgjeni i Edi Ramës dhe pengesë e qytetarëve.
Personat që kishte ardhur me Berishën ishin bandit, me precedent kriminal që I njeh e gjithë Tirana. Njerëz që kanë ardhur me pantallona të grisura në 2005, baron të drogës, asnjë forcë nuk i imponohet PD.”- tha Basha./Gazeta Shqip