Berisha: Do bëjmë program protestash, kjo do të jetë opozita më e fortë pas vitit 1991

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat menjëherë sapo u mbyll protesta për vizitën e Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
Berisha tha se kjo do të jetë opozita më e fortë që pas vitit 1991 dhe se revolucioni do të jetë i pandalshëm.
“Bëhet fjalë për një opozitë më të fortën që ka parë vendi që nga viti 1991. Në rast se Shqipëria është rrokullisur në këtë mënyrë, përgjegjësi pa asnjë diskutim, ka dhe udhëheqja e shkuar e opozitës, e cila në asnjë rrethanë nuk dha shembullin dhe nuk priu për të ngjallur shpresën dhe besimin tek qytetarët shqiptarë.
Kjo kohë merr fund. Ju e patë, një protestë e thirrur në 48 orë. Herë tjetër program protestash. Asgjë nuk do na pengojë për të zbuluar të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin cilido të jetë drejtimi i PD atë e përcaktojnë anëtarët e saj.
Një gjë është e sigurt, që sot PD e rithemeluar në vlerat e saj, është një shumicë e jashtëzakonshme, është grupacioni më i lirë i kësaj toke që nuk e përkul dot dhe nuk e mposht dot asgjë. Është revolucion i pandalshëm”- deklaroi Berisha.