Berisha do shkojë sonte në selinë blu/ Basha i bën bisht pyetjes dhe kapet me gazetaren: Qetësohu!

Në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha iu shmang përgjigjies për zërat që po qarkullojnë se Sali Berisha do shkojë sonte në selinë blu pas përfundimit të numërimit të votave të referendumit.
“E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Qetësohu! Mos më ndërprit. Kultura e ndërprerjes do lihet pas, se gjithë këtë betejë për ju po e bëjmë. Ne do qëndrojmë këtu me vetëdije.
Sot ka pasur vetëm një aktivitet të PD, ai i Kuvendit. Berisha do të vijë në selinë blu? Nuk ka referendum,” tha Basha.
Ai tha se tashmë ishte koha për t’u ndarë nga e kaluara dhe se kjo ishte vendosur ditën e sotme nga prania e demorkatëve në Kuvendin e organizuar.