Berisha e pranon foton me Enver Hoxhën: Ishim në një ditëlindje

Ish-Kryeministri Sali Berisha e pranoi foton e publikuar për herë të parë nga Fiks Fare me Enver Hoxhën, por tha se personalisht nuk kishte takuar asnjëherë diktatorin.
Ai pranoi gjithashtu se fotoja është shkrepur gjatë një feste.
“Kemi në një ditëlindje që me sa di unë e Liliana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë punëtorët dhe anëtarët bordi i kësaj interviste. Nëse një takim kolektiv quhet personal, merreni. Unë kam sqaruar dhe herët e tjera, por unë nuk kam mohuar që unë kam pasur miqësi me djalin e tij. Kjo është fotografia”, tha Berisha në një intervistë për Opinion.
Ai e mbrojti këtë version duke deklaruar se ka dëshmitar edhe ish-mjekun e Enver Hoxhës, Isuf Kalon.