Berisha e pranon: Reeker i kërkoi Bashës që të mos isha në Parlament fare

“Lulzim Basha ka sinkronizuar veprimet me Edi Ramën për shpalljen e Sali Berishës “non grata” nga SHBA”.

Kjo është deklarata e ish-Kryeministrit.

“Në gjitha veprimet e tyre janë të përbashkëta. Aksioni i tyre për shpalljen time non-grata. Janë të sintonizuara bashkërisht dhe kjo është 100% e sigurt”, tha ai.

Ish-Kryeministri u shpreh se ka zgjedhur gjykatën në Paris për transparencë dhe nuk kërkon ndryshim të vendimit.

Sipas Berishës, Philip Reeker në vizitën e qershorit në Tiranë i ka kërkuar Lulzim Bashës që Sali Berisha të mos ishte fare në Parlament.

“Ja ka thënë Reeker këtë. Kjo është e vërtetë nuk gënjen (Basha) për këtë. Por, unë i thashë që t’i thoshte Reeker se kjo është çështje sovraniteti dhe se kush bëhet deputet e vendosin shqiptarët dhe ligjet e Shqipërisë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT