Berisha flet për Yuri Kim: Do të respektohet në shkallë maksimale, por s’do pranohet kurrë që…

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është duke folur ditën e sotme nga selia e PD-së.
Në fjalën e tij Berisha është shprehur se Yuri Kim është shumë e nderuar dhe do të vijojë të respektohet në Shqipqëri, por kurrsesi nuk mund të sillet si guvernatore.
Sipas Berishës sjellaj e saj është shkelje e rëndë e Kushtetutës së SHBA-së.
“Yuri Kim do të jetë më e nderuar por s’do pranohet kurrë, dhe nuk kam pranuar ndonjherë guvernatore.
Ky vend është bërë i pavarur në ndihmën e një presidenti amerikan. Ata nuk kanë menduar se përfaqësuesja e tyre të ftoj mendiat dhe të thotë që këtë duhet të censuroni këtë jo. Shkelje flagerante e kushtetutës së SHBA.
Nuk do pranohet kurrë. Do të respektohet në shkallë maksimale si ambasadore por sdo pranohet asnjëherë si guvernatore “- tha Berisha./Gazeta Shqip