Berisha flet si kryetar: Bashën nuk e përjashtoj, deputetët e PD do i thërras nëpër takime

Ish-kryeministri Sali Berisha ëhstë shprehur mbrëmjen e sotme se nuk do ta përjashtojë Bashën nga PD nëse zgjidhet kryetar, por do ta lejojë të jetë deputet i demokratëve.

Duke folur si kryetari i ardhshëm, ai tha në Syri Tv se do t’i thërrasë të gjithë deputetët e PD-së në takime, madje edhe kritikët e tij më të mëdhenj.

“Do filloj t’i thërras dhe të bisedoj me ta. Kam qenë në një proces intensiv pune. Qëndrimi i tyre se nuk duam që në këtë përplasje të anësojmë, nuk mund të mos respektohej nga unë. Por tani që vendosi Kuvendi ftoj secilin prej tyre të pajtohet me vendimet e Kuvendit të cilat janë apoteozë, apo Kushtetutë e vërtetë e lirisë, vendosen për herë të parë disa prej tyre. Vlerat më të arrira të lirisë të vendeve të zhvilluara”, u shpreh Berisha.

Çim Peka: Do thërrisni edhe Gjekmarkajn, Salianjin, Dumën dhe Tabakun që janë kritikët tuaj më të ashpër?
Sali Berisha: Nuk përjashtoj asnjë. Zoti Basha mbetet deputet i PD. Nuk përjashtoj njeri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT