Berisha i dha “ultimatum” për të liruar zyrën në 5 janar/ Basha: Nuk na plas për ata që paskan qenë këtu vetëm për karriget!

Pas ultimatumit të vendosur nga Komisioni për Rithemelimin në PD që të lirojë zyrën e kryetarit të partisë deri më 5 janar ka reaguar Lulzim Basha.

Kryedemokrati tha se PD i ka marrë vendimet e veta duke u shprehur se “nuk na plas për ata që kanë qenë këtu vetëm për karriget”.

Pyetje: Sot Komisioni i Rithemelimit ka thënë që duhet të lironi karrigen e kryetarit

Basha: Nuk e kanë mendjen shqiptarët te karriget, e kanë mendjen vetëm ata që kanë qenë në këtë betejë për karriget. Fatkeqësi  e madhe dhe ndjesë shqiptarëve që filtrate tanë kanë dështuar që mendjen e kanë te karriget.

PD i ka marrë vendimet e veta dhe do t’u qëndrojë deri në fund. Kuvendi i 18 dhjetorit është zgjedhje e të ardhmes dhe cdo vendim do jetë në funksion të njerëzve dhe halleve të tyre, nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karriget./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT