Berisha i nxjerr “të palarat” Bashës: “Poll-et” që e paraqisnin si lider i bënte vetë, ja pse nuk kandidova për kryetar partie në 13 Qershor

Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha i bënte vetë “poll-et” që e nxirrnin si lider përpara zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Pas zgjedhjeve mësova se pollet që e paraqisnin këtë si lider, i bënte fiks kompania e tij. Kishte një person në një universitet privat që u dilte zot, por kur i kërkuan që të tregonte se kush ëhstë rrjeti, ai tha “m’i dërguan”. Faktikisht i bënte vetë”, u shpreh ish-kryeministri.

Berisha shpjegoi edhe arsyen se pse nuk kandidoi për kryetar partie në zgjedhjet e 13 Qershorit. Ai tha se sapo ishte shpallur “non grata” dhe nuk donte që të dukej sikur po kërkonte një strehë ku të fshihej.

“Nuk kandidova sepse u shpalla “non grata” dhe unë nuk mund të bëja njeriun që po kërkon një strehë, përveçse strategjisë që kisha përcaktuar, Gjykatën në Paris për shpifje”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT