Berisha largohet nga zyra e PD, por nuk ikën nga selia, kthehet e ndërron mendje, mesazhi që ka për mbështetësit

Sali Berisha me mbështetësit e tij është larguar nga zyrat e Partisë Demokratike, duke u pritur me ovacionet e mbështetëve të tij. Të gjithë mbështetësit ndodhen përpara oborrrit, ndërsa ka dhënë një mesazh për mbështeësit se do të rikthehet sërish në seli.
Ndërsa është e habitshme se përse Berisha nuk doli nga selia dhe po qëndron aty me mbështetësit e tij.
Më pas mësohet se Berisha është drejtuar te zyra e Forumit Rinor të PD-së, që është në pjesën anësore të selisë. Ai është ftuar nga Belind Këllicci për të shkuar në zyrën e FRPD-së.
Ai falënderoi për mbështetjen çdo demokrat ndërsa theksoi se ky është një dhjetor i dytë për ta. Po ashtu ai theksoi se tashmë PD e rithemeluar do të largojë nga pushteti kryeministrin Edi Rama.
“Ndjenjat e mija më miqësore, mirënjohja ime me e pakufishme shkon te çdo demokrat dhe demokrate shqiptare, të cilët e shënuan këtë dhjetor në një dhjetor të ri, të cilët me vendosmëri, trimërim e guxim, vizion, rithemeluan PD, e shndërruan sot atë në fuqinë më të madhe morale dhe së shpejti të gjithanshme të këtij vendi. Mbyllni për të një çast sytë, imagjinoni forcën tjetër politike të Edvin Ramës që është mykur nga këmbët te koka dhe padiskutim do të dorëzojë pushtetin sa më parë.”, tha ai.
Pyetjes nëse ka presion te demokratët, Berisha iu përgjigj se; “Asnjë presion. S’ka presion. Në partinë e demorkatëve s’ka presion. Në asnjë mënyrë. Janë të ftuar të gjithë që të vijnë, s’ka presione!”.