Berisha “pushton” selinë blu me Komisionin e Rithemelimit, Basha nuk del nga zyra

Teksa është duke u zhvilluar mbledhja e ish-kryeministrit Sali Berisha me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, në të njëjtën godinë porn ë një zyrë tjetër është kreu aktual Lulzim Basha.

Kujtojmë se Berisha ka shkuar ditën e sotme në selinë blu i shoqëruar nga disa deputert dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit .

Deri më tani situata është e qetë brenda selisë blu, teksa gazetarët dhe kameramanët janë nxjerrë jashtë sallës ku Berisha është duke zhvilluar mbledhjen./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT