Berisha sfidon me demokratët e SHBA: Foltore historike, shqiptarët po përballen me diktaturën

Sapo ka nisur “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët që e mbështesin dhe jetojnë në Amerikë.
“Të dashur qytetetarë dhe qytetare të dy vendeve më të dashur për shqiptarët, Shqipërisë dhe SHBA.
Ju përshëndes përzemërsisht dhe përulem me shumë mirënjohja para jush që u bashkuar nga të 4 anët e atij vendit të madh në një “Foltore” Historike.
Kjo është historike sepse në historinë e kombit tonë shqiptarët e amerikës, diaspora dhe emigracioni kanë luajtur dhe do luajnë gjithmonë një rol themelor. Një rol të madh të mbështetjes së fuqishme të çdo angazhi të shpirtrave për liri dhe dinjitet kombëtar. Unë dua tu rrëfej se kam gjetur optimizëm si në revolucionin paqësor të dhjetorit 1990.
Si ka mundësi që të ekziston kjo shkallë pesimizmi dëshpërimi në shoqërinë . Shqiptarët përballen me një diktaturë të llojit tjetër të bazuar në dogmën dhe regjimin e dikurshëm të Shqipërisë.”-tha Berisha.
Kjo foltore është si një mesazh dhe ‘sfidë’ dhënë për zyrtarët e lartë të SHBA të cilët pak kohë më parë e kanë shpallur ish-kryeministrin Berisha non-grata. /Gazeta Shqip