Berisha tregon datën kur ndryshojnë strukturat e PD: Do zgjidhen të gjithë me votë të lirë…

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike.
Në fjalën e tij Berisha ka thënë se protesta e mbrëmëshme ishte protesta e dytë që prej viteve 1998 e zhvilluar nga partitë politike në interes të kombit.
“Falenderoj me shumë mirënjohje protestuesit që mbushën mbrëmë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një akt historik të protestës së dytë që nga vitit 1998 të partive politike për interesin e tyre kombëtar.
Prej 8 vitesh interesi kombëtar në Shqipëri mbeti jetim. Ai u nëpërkëmb dhe u tradhtua në mënyrën më flagrante nga Edi Rama dhe me heshtje u tradhtua njëlloj nga ish-kreu i opozitës Lulzim Brava.
PD e ringritur, rithemeluar mbi vlerat konsertvatore u ka dëshmuar shqiptarëve dhe botës se interesi kombatër në këtë vend ka një aleat të fuqishëm në opiozitën shqiptare dhe Partinë Demokartike.
Kjo nuk është një protest kundër bashkëveprimit bilateral, por një protestë për vasalët dhe Vuçiç.
Të gjitha këto janë përpjekje madhore për të mbajtur Kosovën në një garë të drejtë.
Falenderoj shumë të gjithë deputetët dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD të cilët kanë ndjekur në çdo orë situatën në komisariatet nr.1 dhe nr.2. Ne jemi lëvizje paqësore, paralajmërimi është të mos dhunojmë të drejtat njerëzore.
Sot Komisioni i ka vendosur të filloj menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.
Deri më 22 mars të gjitha strukturat e kësaj partie duhet të shtrohen në strukturat e anëtarëve të PD ku do të vendoset me votën e lirë për drejtuesit er tyre dhe forumet e tyre. Kjo është një punë intensive por përkushtimi i demokratëv është më i madh se kurrë.”– tha Berisha
Kujtojmë që Berisha i shoqëruar nga Komisioni i Rithemelimit është zhvendosur ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, teksa Basha është gjithashtu në zyrë./Gazeta Shqip