Berisha tregon “dy gabimet” e Yuri Kim: U kërkon gazetarëve të censurojnë “Foltoren” dhe…

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur t’I jap dy mesazhe ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim nga foltorja që është duke mbajtur me demokratët në Amerikë.
Në fjalën e tij Berisha është shprehur se dy kanë qenë momentet të papranueshme nga ambasadorja Kim.
E para sipas tij legjitimimi I zgjedhjeve dhe e dyta fakti që udhëzon gazetarët të censurojnë “Foltoren”.
“Dy moment për mua janë të parpanueshme nga ambasadorja Kim.
Përgëzimit që u bëri zgjedhjeve në kundërshti me çdo komb dhe rregull dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali berishës.
Për mua përbën një shkelje të rëndë të kushtetutës Amerikane. “- tha Berisha./Gazeta Shqip