Beteja e shikueshmërisë, ja kush po ndiqet më tepër në mediat sociale mes Bashës e Berishës (FOTO)

Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë “përplasur” këtë mbrëmje me orarin e njëjtë në dy ekrane të ndryshme.
Berisha e quan Bashën të shkarkuar nga kreu i Partisë Demokratike, ndërsa Basha thotë se Berisha nuk ka aq mbështetje sa pretendon, qoftë edhe në stadiumin “Air Albania” ku morën vendimin për shkarkimin e tij.
Por kë kanë zgjedhur të ndjekin demokratët? Aktualisht në rrjetet sociale, është Basha ai që ka marrë vëmendjen më të madhe, në faqen e tij e dëgjojnë “live” mbi 11 mijë shikues.
“Live” është edhe Berisha në emisionin “Opinion”, por ajo që bie në sy është shikueshmëria më e ulët, rreth 5 mijë, apo sa gjysma e Bashës.
Mesa duket kurioziteti për “lëvizjen e radhës” të Bashës është më i madh. Ai ka njoftuar se në Kuvendin Kombëtar të së shtunës do të marrë “vendime të rëndësishme”.